Comunitą di S.Egidio


 

05/01/2003

Presidenti i Republikės akordon me titullin “Nėnė Tereza” Vinēenzo Palian
Palia: Do tė negociojmė sa herė tė jetė e nevojshme

 

TIRANĖ - Imzot Vinēensio Palia, i nderuar dje nga presidenti Moisiu me urdhrin “Nėnė Tereza” pėr kontributin e tij tė shquar nė shuarjen e konflikteve sociale dhe ato politike u shpreh shkurt se komuniteti e Shėn Exhidios do tė jetė gjithnjė i gatshėm pėr tė bashkuar tė gjithė faktorėt pėr tė gjetur alternativėn mė tė mirė pėr Shqipėrinė. “Sa herė qė ėshtė e nevojshme tė kuptohet ajo qė ėshtė e mirė pėr Shqipėrinė, ne i nxisim tė gjithė faktorėt tė gjejnė atė qė i bashkon nė tė mirė tė pėrparimit tė vendit”,- tha ai dje. Imzot Palia vuri nė dukje se vetėm tė bashkuar popujt mund tė zhvillohen, por nėse ata mbeten tė ndarė, asnjėri prej tyre nuk do tė arrijė tė shpėtojė dot. Sipas tij takimi, i zhvilluar nė Tiranė pėr 10 vitet e ekzistencės sė kėtij komuniteti nė Shqipėri, ėshtė njė shembull konkret qė njerėz tė perspektivave dhe rrymave tė ndryshme pėrpiqen tė gjejnė mundėsinė pėr zhvillimin e njė vendi. “Takimi ėshtė shembull qė njerėzit, edhe pse u pėrkasin perspektivave tė ndryshme, tė bashkėpunojnė pėr gjetjen e rrėnjėve tė pėrbashkėta qė ndihmojnė zhvillimin e vendit”,- u shpreh mė tej imzot Palia. Ai mė tej falenderoi pėr frymėn e ngushtė tė bashkėpunimit qė ka karakterizuar marrėdhėniet e kėtij komuniteti me shoqėrinė shqiptare, e veēanėrisht me politikėn shqiptare. Sipas tij, njė frymė e tillė do t'i karakterizojė kėto marrėdhėnie edhe nė tė ardhmen. Imzot Palia premtoi se angazhimi i komunitetit tė Shėn Exhidios nė ndihmė tė qytetarėve shqiptarė do tė vazhdojė edhe mė tej.