Comunitą di S.Egidio


 

05/01/2003

Ky komunitet gjatė 10 viteve tė jetės sė tij ka ndihmuar nė kurimin falas tė fėmijėve shqiptarė nė spitalet italiane
Moisiu dekoron komunitetin "San Exhidio"

 

Komuniteti "San Exhidio" ka festuar dje nė Tiranė 10 -vjetorin e fillimit tė misionit tė tij nė Shqipėri. Nė sajė tė misionit katolik dhe projekteve qė ai ka patur mė organizatat e tjera joqeveritare ėshtė ndėrhyrė nė infrastrukturėn e spitaleve, qendrave shėndetėsore si dhe kurimin e dhjetėra fėmijėve shqiptarė nė spitalet italiane. Pėr kontributin e kėtij komuniteti nė fushėn e shėrbimit humanitar, presidenti Alfred Moisiu e ka dekoruar kėtė komunitet me urdhrin "Nėnė Tereza". Nė ceremoninė e dhėnies sė urdhrit mori pjesė kreu i kėtij komuniteti, Vinēenso Palia. Urdhri "Nėnė Tereza" i ėshtė dhėnė kėtij komuniteti fetar me motivacionin "Pėr Merita tė Veēanta nė Arritjen e Kompromisit Politik nė Shqipėri". Presidenti Moisiu, ka pėrshėndetur drejtuesit e komunitetit dhe ka pėrkrahur rolin pozitiv qė kanė pasur misionarėt e saj nė qetėsimin e klimės politike nė vend. Ky komunitet ka qenė i pranishėm nė Shqipėri nė momentet mė tė vėshtira tė 10 viteve tė fundit duke bėrė tė mundur nėnshkrimin e disa marrėveshjeve pėr qetėsimin e situatės. Nė veri tė vendit njė numėr i konsiderueshėm familjesh kanė lėnė hasmėritė dhe kanė falur gjakun falė ndėrhyrjeve qė kanė bėrė misionarėt e komunitetit "San Exhidio". Zona tė tilla si Puka dhe Shkodra janė vizituar herė pas here nga pėrfaqėsuesit e kėtij komuniteti. Ky komunitet fetar ėshtė tepėr i njohur nė Shqipėri pėr rolin ndėrmjetėsues tė tij mes politikanėve shqiptarė. Njė prej marrėveshjeve ka qenė edhe ajo e vitit 1997, ku pozita dhe opozita ranė dakord qė tė krijonin njė qeveri teknike, pėr tė nxjerrė vendin nga trazirat. Nė konferencėn e djeshme qė u mbajt nė mjediset e Pallatit tė Kongreseve, pėrshėndeti zėvendėskryeministri dhe ministri i Jashtėm Ilir Meta, lideri demokrat Sali Berisha, kryepeshkopi Anastas Janullatos si dhe monsinjor Anxhelo Masatra. Njė rol pozitiv nė misionin 10-vjeēar tė kėtij komuniteti ka pasur edhe ndihma qė ata i kanė dhėnė spitalit tė pediatrisė nė Qendrėn Spitalore Universitare. Misioni i parė nė fushėn e shėndetėsisė i komunitetit ka qenė dhėnia falas syzeve pėr 9 mijė persona, prej tė cilėve 8 mijė kanė qenė fėmijė. Vetėm nė QSU, nga viti ’92 kur ėshtė hapur qendra e parė e komunitetit "San Exhidio" deri mė sot janė sjellė ndihma pėr repartin onko-hematologjik, spitalin pediatrik dhe 13 qendra shėndetėsore nė fshatra tė ndryshme tė vendit. Njė nga projektet mė tė rėndėsishme tė kėtij komuniteti ka qenė mjekimi i fėmijėve shqiptarė nė Itali. Mjekja pediatre Anila Godo, tha se ky komunitet e ka hapur gjithnjė derėn sa herė qė spitali pediatrik ka pasur raste urgjence. Nė spitalet mė tė kushtueshėm tė Italisė janė kuruar 12 fėmijė nga sėmundje tė rėnda dhe 5 tė rritur gjatė kėtyre viteve. Ndėrkohė qė 450 persona tė repartit tė hematologjisė nė spitalin pediatrik kanė marrė medikamente falas falė bujarisė sė kėtij komuniteti. Drejtuesit e kėtij komuniteti theksuan se njė pjesė e konsiderueshme e projekteve janė pėrqėndruar nė zonat veriore, si nė Lezhė, Shkodėr, Burrel, Mirditė dhe Dibėr, nė ndihmė tė fėmijėve qė kanė probleme me kequshqyerjen.