Comunitą di S.Egidio


 

05/01/2003

Historia e komunitetit qė bindi Alinė, Nanon e Beėrishėn tė bėnin marrėveshje, pakti Millosheviē -Rugova
Sant Egidio, si e zbuti politikėn shqiptare

 

Ishte fundi i vitit 1989. Ramiz Alia, informohet nga kanalet diplomatike nė Romė se Kryeministri italian, Xhulio Andreoti kėrkon njė bisedė telefonike. Lideri komunist mezi e priste kėtė ēast. Vendi ishte pėrfshirė nga njė krizė e tmerrshme dhe po shkohej drejt urisė sė pėrgjithshme. Izolimi nga jashtė ishte maksimal dhe arka e shtetit tėrėsisht bosh. Andreoti i kėrkoi menjėherė Alisė t'i lejonte katolikėt shqiptarė qė tė kryenin ritet e tyre pa u ndaluar nga shteti, kėrkesė kjo qė mori si pėrgjigje nga Alia njė "mė vonė...". Ndėrkohė, "dhelpra" e politikės italiane i kėrkon tė pranojė njė delegacion tė njė shoqate laike, qė drejtohet nga njė prift, i cili madje mban titullin "Monsinjor". i ēuditur Presidenti i fundit komunist i Shqipėrisė, megjithatė pranoi. Ishte njė nga tė parėt delegacione perėndimore qė eksploruan vendin e fundit diktatorial nė Evropė. Por habia tjetėr e krerėve tė atėhershėm tė shtetit, ishte pikėrisht mėnyra e paraqitjes sė delegatėve "laikė" nė takim, ata mbanin veladonin e klerikut. Pa asnjė kėrkesė ultimative, ata shfaqėn menjėherė dėshirėn pėr ta ndihmuar Shqipėrinė, madje u shprehėn tė gatshėm qė tė shėrbenin si negociatorė me autoritetet evropiane, qė tė sillnin ndihmat aq tė pritshme. Personi qė nisi i pari misionin pėr "t'i zbutur komunistėt shqiptarė", ishte Vinēenco Palja, njė dijetar i njohur dhe veprimtar i salloneve tė Vatikanit. Kėshilltar i rėndėsishėm i Kryeministrit italian Andreoti, por dhe njė njeri shumė i afėrt i Papa Gjon Palit tė Dytė. Emri i kėtij personi do tė njihej shumė vonė nė Shqipėri, por edhe mė tej nė vendet ku jetojnė shqiptarėt. Protagonist nė disa negociata tepėr tė rėndėsishme, pesha e tij do tė ishte vendimtare tek politikėbėrėsit tanė. Imzot Palja ėshtė themeluesi i komunitetit tė Sant Egidio-s, njė lėvizje shekullare pranė Vatikanit. Ky komunitet u krijua nė Romė nė vitin 1968, me njė vendim tė posaēėm tė Koncilit II tė Vatikanit. Do tė luante rolin e njė instituti diplomatik dhe do tė kryente paradiplomacinė e Shtetit tė Selisė sė Shenjtė, ku Ballkani zinte dhe zė njė vend tė dorės sė parė. Ka qenė dominante puna e imzot Vinēenco Paljas pėr vizitėn e Papa Gjon Palit II nė Shqipėri nė vitin 1993, vit kur dhe komuniteti i Sant Egidio-s u vendos pėrfundimisht nė vendin e fundit ateist nė Evropė. Qė atėherė, edhe pse jo me shumė zhurmė, influenca e Sant Egidio-s nė politikėn shqiptare u bė gjithnjė e mė e fortė. Nė Shqipėrinė e ēoroditur nga kaosi i 1997-ės dhe kur politika matej me fuqinė e bandave rivale, Imzot Palja ideoi tė parin pakt tė rėndėsishėm mes pozitės dhe opozitės, i cili mori njė formė tė plotė edhe nė aspektin institucional. Ky pakt, qė u nėnshkrua nga kreu i PS-sė, Fatos Nano dhe kreu i PD-sė, Tritan Shehu, parashikonte njohjen e rezultateve tė zgjedhjeve tė 29 qershorit 1997 nga secila palė dhe qė institucionet e rėndėsishme kontrolluese, nė radhė tė parė Kontrolli i Lartė i Shtetit, t'i jepej opozitės. Njė vit mė pas, ndėrhyrja e Sant Egidio-s ishte dominante tek Millosheviēi, i cili pėr tė parėn herė firmosi njė marrėveshje me Ibrahim Rugovėn, duke e njohur zyrtarisht si lider tė shqėiptarėve. Marrėveshja qė kishte tė bėnte me kthimin e arsimit shqip nė shkolla u shkel nga diktatori serb, fakt qė mė pas ndikoi nė vendimin e SHBA-sė dhe BE-sė pėr ta shkatėrruar edhe me forcė regjimin e Millosheviēit. Sant Egidio pėrbėhet nga njerėz tė njohur nė fushėn e marrėdhėnieve ndėrkombėtare dhe tė filozofisė. Ėshtė i shtrirė nė 60 vende tė botės, ku mbledh edhe intelektualė laikė. Deri tani nė Sant Egidio aderojnė 40 mijė persona.