Comunitą di S.Egidio


 

05/01/2003

Komuniteti fetar, i drejtuar nga Vincenēo Palja, pritet tė mbėshtesė vazhdimin e dialogut
Sant Egidio do tė monitorojė tryezėn Nano - Berisha

 

Komuniteti fetar i Sant Egidio-s do tė monitorojė marrėveshjen mes liderit demokrat dhe Kryeministrit Fatos Nano. i njohur pėr ndėrmjetėsinė e tij nė shuarjen e kontaraditave mes pozitės dhe opozitės, ai edhe kėsaj radhe do tė marrė pėrsipėr njė mision tė rėndėsishėm, pasi gjatė monitorimit tė marrėveshjes sė lidhur mes dy lidėrve tė politikės shqiptare do tė shohė njėkohėsisht edhe zbatimin e reformės institucionale. Pikėrisht pėr rolin e madh qė ka luajtur ky komunitet, dy ditė mė parė, pas takimit me Dom Vinēenco Paljan, Berisha theksoi se, ky komunitet ka luajtur njė rol shumė tė rėndėsishėm nė promovimin e dialogut, mirėkuptimit dhe arritjen e marrėveshjeve, qė kanė pasur si pikėsynim paqen nė Shqipėri. "Don Vinēenco Palja, si autor i marėveshjes sė Sant Egidio-s nė vitin 1997, nuk ka ardhur pėr ndonjė marrėveshje tė re, por ka ardhur si mik i Shqipėrisė dhe i shqiptarėve, pėr t'u njohur me zhvillimet e fundit politike nė vend ", theksoi kreu demokrat, duke nėnkuptuar se, ajo, mė e rėndėsishmja, ėshtė arritur mes vetė atij dhe Nanos, por tashmė ka nevojė edhe pėr faktorė qė duhet tė mbėshtesin vazhdimėsinė.

Nė konferencėn e djeshme, shefi i selisė blu e ka cilėsuar komunitetin fetar tė Sant Egidio-s si nxitės tė rilindjes sė shqiptarėve dhe tė vlerave tė tyre humane. Ky komunitet fetar ka qenė promotori i disa prej dialogėve mes pozitės dhe opozitės, duke u shndėrruar nė njė partner tė rėndėsishėm pėr Shqipėrinė. Njė nga marrėveshjet mė tė rėndėsishme tė kėtij komuniteti ėshtė ajo e verės sė vitit 1997, ku pozita dhe opozita ranė dakord qė tė mbaheshin zgjedhjet e parakohshme, si dhe qė tė krijohej njė qeveri e pajtimit kombėtar pėr tė vendosur stabilitetin nė vend, pas trazirave tė shkaktuara nė pranverėn e kėtij viti nga rėnia e skemave piramidale.Gjithashtu, ky komunitet fetar nė vitin 1998, ka vendosur kontakte mes Millosheviēit dhe Rugovės pėr marrėveshjen e arsimit, ndėrsa nė vitin 1999 ka dhėnė kontributin e tij pėr pėrballimin e krizės kosovare.

Monitorimi i ri qė ky institucion mund t'i bėjė tryezės politike mes Nanos dhe Berishės pritet tė jetė vendimtar nė arritjen e marrėveshjes sė asocim-stabilizimit qė Shqipėria pret tė firmosė brenda kėtij viti me BE-nė.

"Shqipėria dhe Komuniteti Sant Egidio - 10 vjet histori" ėshtė zhvilluar dje paradite nė Pallatin e Kongreseve nė Tiranė. Nė kėtė konferencė, krahas pėrfaqėsuesve tė komunitetit fetar tė Sant Egidio-s, morėn pjesė edhe pėrfaqėsues tė politikės shqiptare si dhe tė shoqėrisė civile. Pėrfaqėsuesit e politikės shqiptare pėrmendėn eksperiencat e tyre me kėtė komunitet, i cili gjatė kėtyre dhjetė vjetėve ka ofruar ndėrmjetėsinė e tij pėr tė vendosur stabilitetin nė vend. Kryepeshkopi Janullatos e falėnderoi komunitetin e Sant Egidio-s , ndėrsa presidenti i Konferecės Ipeshkėvore deklaroi se marrėdhėniet e kėtij komuniteti me Shqipėrinė kanė filluar nė momentet mė tė vėshtira , ndėrkohė qė e cilėsoi atė si komunitet tė paqes dhe tė kulturės. Pikėrisht pėr kėto merita, Presidenti Moisiu e dekoroi komunitetin e Sant Egidio-s me urdhrin "Nėnė Tereza" me motivacionin pėr kontributin e dhėnė nė shuarjen e krizave dhe kontradiktave gjatė kėtyre dhjetė vitėve tė fundit.


Palja: "Tė vetėm do tė jeni tė humbur"

Drejtuesi i komunitetit tė San Exhidios, Vinēenco Palja, u shpreh dje se sa herė qė ėshtė e nevojshme tė kuptohet ajo qė ėshtė e mirė pėr Shqipėrinė, ne i nxisim tė gjithė faktorėt tė gjejnė atė qė i bashkon nė tė mirė tė pėrparimit tė vendit. Palja e vlerėsoi takimin e zhvilluar sot mes pėrfaqėsuesve tė kėtij komuniteti dhe personaliteteve shqiptare si shembull qė njerėzit, edhe pse u pėrkasin perspektivave tė ndryshme, tė bashkėpunojnė pėr gjetjen e rrėnjėve tė pėrbashkėta qė ndihmojnė zhvillimin e vendit. Duke vlerėsuar rolin e bashkėpunimit tė ngushtė mes popujve e kombeve nė botė, Palja nėnvizoi se, vetėm tė bashkuar popujt do tė mund tė zhvillohen. Nėse qėndrojmė tė vetmuar e tė ndarė, asnjė nuk shpėton dot".