Comunitą di S.Egidio


 

04/08/2005

Kontrolli i Shtetit,,Inspektoriati i Pasurive dhe disa komisione parlamentare
Ēfarė postesh pėr opozitėn e ardhshme?
Diskutimipas mbledhjes sė Kuvendit

 

Lajmi

Rotacioni i pushtctit pritet tė sjellė edhe ndrysbimin e pėrfagėsimit tė opozitės sė re nė institucionet qė zakonisht i janė lėnė minorancės. Kalimi 1 pushtetit nga e majta tek e djathta, do tė prekė edhe aspektin e vendosjes sė ekuilibrave tė rinj mes ndarjes sė pėrgjcgjėsive institucionale, nė bazė.tė parimit tė njohur "check and balance". Kontrolli i L.artė i Sbtetit, Inspektoriati i Kontrollit tė Pasurive dhe njė numėr komisionesh parlamentare, janė institucionet e diskutuara pėr t'i kaluar opozitės sė re (socialistėve). Ashtu sic pati ndodhurgjatė viteve tė fundit, kur e djathta mundi tė marrė disa institucione tė konsideruara si monitoruese, pritet qė PD tė vijojė nė kėtė traditė qė dėshmon pjekurinė e sistemit demokratik nė vendin tonė. Burime nė selinė e PD-sė thonė se ky diskutim pritet tė marrė njė formė mė tė qartė pas krjimit tė qeverisė dhe mbledhjes sė Kuvendit nle pėrbėrjen e re. Nė atė moment sipas burimeve nė PD, do tė bėhet edhe ndarja e drejtimit tė komisioneve parlamentare mes partive tė pozitės dhe opozitės.

Komisionet

Komisionet mė tė rėndėsishme, si ai i Ligjeve, Politikės sė Jashtme, Rendit, Ekonomi-Financės parashikohet tė gėndrojė nė duart e deputetėve tė PD dhe aleatėve tė saj, ndėrsa komisionet e tjera, siē mund tė jenė ai i Mbrojtjes apo ndonjė komision tjetėr, pritet tė drejtohen nga opozita e majtė. Nė bazė tė rregullores sė Kuvendit do tė bėhet edhe ndarja e komisioneve parlamentare. Socialistėt nė kohėn kur ishin nė pusbtet, i lanė opozitės disa komisione nėn kontroll, si mbrojtja dhe integrimi. Nga ana tjetėr tė gjithė numrat dy tė komisioneve ishin pėrfaqėsues tė opozitės. Kjo pritet tė ndodhe edbe nė parlamentin e ri. tė pas zgjedhjeve tė 3 korrikut.

Pakti i San Egidios

Rėndom pėrmendet marrėveshja mes PS dhe PD pėr t'i Iėnė institucionet e kontrollit nė duart e opozitės. Kėtė koncept zoti Berisha e ka paraqitur si njė element bazė tė mėnyrės sesi ai I sheh marrėdhėniet me opozitėn e ardhshme. Nė tė vėrtetė ekziston njė marrėveshje e tillė e arritur para zgjedhjeve tė vitit 1997 nė selinė e komunitetit tė San Egidios (Itali). Tritan Shehu, si pėrfaqėsues i PD, zv/ kryeministėr dhe Fatos Nano, kryetari i PS arritėn marrėveshjen qė parashikonte se pas zgjedhjeve opozita do tė kishte kontrollin e disa institucioneve pėrfshi Kontrollin e Lartė tė Shtetit: Para kėsaj marrėveshje, KLSH drejtohej nga vetė opozita, (Blerim Ēela ishte kryetar). Paszgjedhjeve, Parlamenti zgjodhi nė krye tė kėtij institucioni Mustafa Kėrēukun pėr tė cilin u tha se vinte nga opozita, Balli Kombėtar. Edhe pas miratimit tė Kushtetutės dhe nė pėrfundim tė mandatit tė Kėrēukut, riė krye tė KLSH u zgjodh njė pėrfaqėsues i opozitės. Deputeti republikan Robert Ēeku, zgjedhja e tė cilit nuk i shkoi shumė pėr shtat kryetarit tė PD Berisha, i cili nuk nguroi ta "thumbonte herė pas here.

Prcmtimi i Berishės

Kryetari i PD-sė Sali Berisha gjatė fushatės elektorale ėshtė shprehur pro. ndryshimeve nė disa nga institucionet kryesore tė kontrollit nė vend. Ai ka pėrmendur Kontrollin e .Lartė tė Shtetit, Inspektoriatin e kontrollit tė pasurive por edhe Presidentin e Republikės.

Ndėrkobė, e njėjta Iogjikė pritet tė adoptohet edhe nė, drejtim tė propozimit pėr - kreun e ri tė shtetit pas dy vjetėsh. Pra, duket se PD do t'i hapė rrugė ofertave pėr kandidahira qė vijnė nga e majta. Tė gjithė drejtuesit e lartė tė PD, Berisha, Topalli endonjė tjetėr janė deklaruar se tani ėshtė rradha c opozitės pėr tė propozuar presidentin e ri tė Republikės. Gjithashtu ėshtė thėnė se nėse presidenti aktual ėsbtė dakort, n.und tė bėhet edhe ndryshimi nė KLSH pėr t'ia lėnė kėtė institucion socialistėve. Pėr ndryshimin e KLSH situata ėshtė mė delikate sepse Ēeku ėshtė zgjedhur me njė votim nė Kuvend dhe ka njė mandat disavjcēar i cili sapo ka filluar. Vetėm me anė tė njė marrėveshje politike mund tė bėhet ndryshimi. Gjithsesi koha pėr diskutimin c kėtyre ndryshimeve ėshtė mbyllja e plotė e proēcsit zgjedhor. Ato do tė jenė pjesė e dialogut tė ardhshėm politik, pasi tė verifikohet edhe mazhoranca dhe minoranca nė Parlament nė bazė tė votės sė 3 korrikut.