change language
you are in: home - ekumeniz...e dialog - takime n...r paqen" - tirana 2...possible newsletterlink

Support the Community

  

 

 

 
printable version
September 8 2015 19:30 | International Center of Culture (Piazza della Piramide)

APELI I PAQES 2015

APELI I PAQES


Me ftesën e Komunitetit S.Egidio, të Kishës Ortodokse Autoqefale dhe të Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë, ne, njerëz me besime të ndryshme, u mblodhëm në Tiranë, kryeqyteti i një vendi simbolik, përsa i përket bashkëjetesës mes feve, pasi përjetoi përvojën e prepotencës së të keqes, që pati përjashtuar Hyjin dhe lirinë nga jeta e popullit shqiptar.

Falënderojmë autoritetet dhe popullin shqiptar për mikpritjen e shkëlqyer gjatë këtyre ditëve.

Sot bota ndryshon me shpejtësi të madhe dhe ndoshta nuk kemi ditur t’i japim frymëzim të duhur rritjes dhe shndërrimit të botës. Bota jonë rrezikon të mos e kuptojë më kufirin e saj; ndihet e gjithëpushtetshme, ndërkohë që po rriten pushtete pa emër, të cilat luajnë me fatin e popujve.

I dimë mirë vuajtjet që lindin prej idolatrisë së pushtetit dhe parasë, prej korrupsionit, prej largimit nga Hyji në emër të egos, prej harxhimit të pasosur dhe të papërballueshëm të krijimit hyjnor, prej sundimit të njeriut mbi njeriun, prej projektit të çmendur të krijimit të një bote pa praninë e tjetrit, prej dhimbjes së luftrave të pasosura, ngjitëse, jashtë kontrollit.

70 vjet pas hedhjes së bombës bërthamore dhe pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, njerëzimi sikur ka harruar që lufta është një aventurë pa kthim. Po! Luftrat sikur janë bërë diçka normale dhe shumë njerëz sikur tërhiqen nga bukuria e magjepsëse e dhunës. Fuqia e së keqes prek sot miliona fëmijë, gra, pleq, familje, krijon luftetarë të kapur pas një logjike të çmendur. Dhjetra miliona refugjatë dynden në Azi, në kufi me Evropën, si dhe në zona të tjera të botës.

Shekulli ynë XXI ndodhet në udhëkryq, mes nënshtrimit dhe një të ardhmeje plot shpresë, mes indiferencës dhe solidaritetit. Duhet të globalizojmë solidaritetin, duhet të hapim dyert e zemrës sonë, duhet t’i hapim vendet tona, pasi nuk ka as mure as tela me gjemba që mund të ndalin nevojën e jetës dhe garancinë e një të ardhmeje për fëmijët tanë. Besimeve po u themi: le ta ndihmojmë botën të gjejë një përgjigje njerëzore për luftrat, për shpërnguljet që po ndodhin në shkallë botërore, për krizën mjedisore, për varfëritë e shumta, për kuptimin që shumë njerëz kërkojnë në jetën e tyre.

Si liderë të besimeve dhe kulturave të ndryshme ndjejmë urdhërin moral që ta ndihmojmë botën të mos vetëshkatërrohet, të mos i mbysë ndjenjat njerëzore.

Qeveritarëve u themi: lufta nuk fitohet me luftë: ky është gabim trashanik! Lufta gjithmonë të iken nga duart. Mos krijoni iluzione të kota! Lufta bën çnjerëzorë popuj të tërë. Le të fillojmë përsëri nga dialogu, i cili është art i madh dhe ilaç i pazëvendësueshëm për pajtimin e popujve.

Besimeve tona u kujtojmë: lufta nuk është kurrë e shenjtë, eliminimi dhe shtypja e tjetrit në emër të Hyjit është gjithmonë blasfemi. Eliminimi dhe shtypja e tjetrit dhe e historisë së tij, duke përdorur emrin e Hyjit është tmerr.

Le të rritet një lëvizje popujsh për paqen dhe për rezistencën ndaj terrorizmit dhe dhunës. Fryma e Asizit le të na udhëheqë të bëhemi më të guximshëm në kërkim të paqes dhe në sëndertim të shoqërive, në të cilat bashkëjetesa mes njerëzve të ndryshëm të jetë paqësore dhe pozitive. 

Paqja rrjedh prej Hyjit: le t’i lutemi Atij, pra, dhuratën e pandashme të paqes. Kjo është gjuha e së ardhmes. Le të mësojmë përsëri, të gjithë, gjuhën e dialogut dhe paqes.

Paqja është gjithmonë e mundshme. Prandaj, duhet ta ndërtojmë atë sëbashku, të gjithë, besimtarë dhe jo besimtarë. Le ta ndërtojmë paqen! Me ndihmën e Hyjit do ta shndërrojmë këtë kohë në një kohë paqeje. Sepse asgjë nuk është e pamundur për Hyjin.

Tiranë, më 8 shtator 2015
 

#peaceispossible
PROGRAMME

LIVE STREAMING



RELATED NEWS
November 26 2015

Paqja është gjithëmonë e mundshme - #peaceispossible


Foto, video, dokumente dhe materiale për takimin ndërkombëtarë të zhvilluar në 6-7-8 shtator në Tiranë
all related news

NEWS HIGHLIGHTS
December 26 2017

Look at the world map enlightened by the Christmas lunches

IT | EN | ES | DE | FR | PT | CA | NL
December 25 2017

Merry Christmas from the Community of Sant'Egidio!


The joy of Christmas is the joy of a visit, the one we receive, because Jesus comes into the world, and the one each of us can give, because the visit is a joy and a light that remains. WATCH THE VIDEO
IT | EN | ES | DE | FR | PT | CA | NL | RU
December 13 2017 | BLANTYRE, MALAWI

The new church in the House of Friendship of the Community of Sant’Egidio in Blantyre has been inaugurated.


The first prayer was presided by Mgr. Vincenzo Paglia, who met the Community in his visit to Africa
IT | EN | ES | DE | FR | PT | NL | PL | HU

ASSOCIATED PRESS
September 30 2016
Vida Nueva
Marco Impagliazzo: “Los líderes musulmanes deben denunciar con más valentía el terrorismo”
September 21 2016
La Vanguardia
El papa Francisco pide que ante la guerra no haya "división entre las religiones"
September 19 2016
CATALUNYARELIGIO.CAT
Francesc se suma al compromís de les religions per la pau a Assís
September 19 2016
Vida Nueva
Líderes religiosos de todo el mundo conmemoran el 30º aniversario del ‘Espíritu de Asís’
September 19 2016
Alto Adige
ad Assisi l'Onu delle Religioni per la Pace
all press-related