Comunità di S.Egidio


 

05/01/2003


2003, festohet 10 vjetori i ardhjes se Papes ne Shqiperi
Flet ekskluzivisht per "KJ", Mons. Angelo Massafra, presidenti i Konferences Ipeshkvore Shqiptare

 

- Kenaqem per kete takim qe u zhvillua sot, sepse mbi te gjitha ishte nje takim mjaft serioz dhe jo per te vene ne pah triumfatoret e ketij komuniteti ne Shqiperi. Ne u mblodhem per te vazhduar punen qe kane bere anetaret e Saint'Egidios ne Shqiperi duke vleresuar arritjet tona te deritanishme. Une i vleresoj anetaret e ketij komuniteti sepse mbi te gjitha jane te pervuajtur, pra mbrojne shtresat e shoqerise qe vuajne dhe nga ana tjeter jane teper konkrete, pra qe i vene ne jete objektivat e tyre. Duhet ta them se nje gje te tille e kane bere edhe me Shqiperine gjate ketyre viteve.

Po per vitin 2003, cfare parashikon komuniteti per Shqiperine?

- Viti 2003 eshte cilesuar nga Papa Gjon Pali II si nje vit i shenjte pasi ka nje sere jubilaresh per te celebruar. Duke filluar nga dita e sotme, ne kemi festuar 10-vjetorin e urdhrit te komunitetit fetar Saint'Egidios ne Shqiperi. Nga ana tjeter, do te organizohet festimi madheshtor i Kuvendit te Arbrit. Festa do te realizohet ne bashkepunim me Bashkine e Lezhes. Me kete rast, do te organizohet edhe nje meshe e posacme ne Kallmet, por edhe disa aktivitete shkencore. Por nuk duhet te harrojme qe kete vit ne Shqiperi do te festohet edhe 10-vjetori i ardhjes se Papes. Ceremonite e vecanta te ketij viti do te perfshijne edhe ate te perkujtimit te shugurimit te kater arqipeshkve te pare ne Shqiperi, ne daten 25 prill 2003. Sot organizohet nje feste me te rinjte e qytetit te Lezhes, ndersa se shpejti do te organizojme nje te tille edhe me te rinjte e Tiranes. Por ajo qe mbetet me i rendesishem eshte fakti i shpalljes se shenjterise se Nene Terezes e cila mendohet te realizohet gjate muajit tetor.


Presidenti Moisiu, dekoron Saint'Egidion me urdhrin "Nene Tereza"

Me rastin e 10-vjetorit te hyrjes se urdhrit te komunitetit Saint'Egidio ne Sqiperi, presidenti i vendit Alfred Moisiu e ka dekoruar ate me urdhrin "Nene Tereza". Motivacioni i nje veprimi te tille ka qene vleresimi i meritave te vecanta ne arritjen e kompromisit politik ne Shqiperi. Kete dekorate presidenti Moisiu ia ka vene ne sallen e zhvillimit te konferences ne fjale, drejtuesit te ketij komuniteti Dom Vincenzo Palia