change language
you are in: home - ekumeniz...e dialog - takime n...r paqen" - tirana 2...possible newsletterlink

Support the Community

  

 

 

 
printable version
September 6 2015 17:00 | Congress Palace

Messaggio di S.S. Francesco



Papa Francesco


Të nderuar përfaqësues të Kishave dhe Komuniteteve të krishtera, si dhe të besimeve të mëdha të botës,
Ju përshëndes të gjithëve me respekt dhe shpreh afërinë time shpirtërore me Takimin Ndërkombëtar në dobi të Paqes, që Komuniteti S.Egidio po promovon në Tiranë.
Këto takime janë në vazhdë të rrugëtimit të nisur nga Shën Gjon Pali i Dytë, i cili realizoi Takimin e parë historik në Asizi të Italisë, në tetor 1986. Qysh atëherë, u çel një rrugëtim, në të cilin marrin pjesë njerëz që u përkasin besimeve të ndryshme, dhe vit pas viti, ky rrugëtim ka ndalë nëpër qytete të ndryshme të botës. Teksa ndryshojnë skenaret e historisë, dhe popujt janë të shtyrë të ballafaqohen me shndërrime të thella dhe, ndonjëherë, dramatike, ndihet gjithnjë e më shumë nevoja që besimtarët e besimeve të ndryshme të takohen, të flasin me njëri-tjetrin, të ecin sëbashku dhe të bashkëpunojnë në dobi të paqes, sipas asaj “fryme të Asizit” që përmend dëshminë e ndritshme të Shën Françeskut.
Këtë vit keni zgjedhur të ndalni në Tiranë, kryeqyteti i një Vendi që u bë simbol i bashkëjetesës paqësore mes besimeve të ndryshme, i cili ka kaluar nëpër një histori të gjatë vuajtjesh. Eshtë një zgjedhje që unë e mbështes tërësisht, sikurse e tregova me vizitën time që kreva në atë qytet në shtatorin e vitit të shkuar.
E pata zgjedhur Shqipërinë si vendin e parë ndër Vendet evropiane që kisha ndër mend të vizitoja, pikërisht për t’i dhënë zemrën bashkëjetesës paqësore, mbas përndjekjeve që pësuan besimtarët shqiptarë gjatë shekullit të kaluar. Lista e gjatë e martirëve na flet ende sot për atë kohë të errët, por na flet edhe për forcën e fesë, që nuk dorëzohet përpara prepotencës së të keqes. Në asnjë vend tjetër të botës, kurrë nuk është marrë një vendim aq i fortë sa të përjashtohet Hyji nga jeta e një populli të tërë: mjaftonte vetëm një shënje fetare për t’u dënuar me burg dhe -pse jo?- me vdekje. Kjo ndodhi shumë e zezë e ka prekur thellë popullin shqiptar, deri në çastin e lirisë së rigjetur, kur anëtarët e komuniteteve të ndryshme fetare, të goditur nga vuajtjet e përbashkëta, kanë filluar përsëri të jetojnë sëbashku.
Ndaj, miq të dashur, jam shumë mirënjohës që keni zgjedhur Shqipërinë. Sot do të doja të theksoja bashkë me ju atë që thashë vjet në Tiranë: “Bashkëjetesa paqësore dhe e frytshme mes personave dhe bashkësive që u përkasin besimeve të ndryshme është jo vetëm ajo ç’ka dëshirojmë, por konkretisht e mundur dhe e zbatueshme.” (Fjalimi përpara autoriteteve, 21 shtator 2015). Kjo qenka fryma e Asizit : të jetosh bashkë në paqe, duke kujtuar se paqja dhe bashkëjetesa kanë themel fetar. Lutja është gjithmonë te rrënja e paqes !
Dhe pikërisht sepse paska në themel Hyjin, « paqja është gjithmonë e mundshme », sikurse është emërtimi i Takimit tuaj të këtij viti. Bëhet e nevojshme të forcohet kjo e vërtetë sidomos sot, kur në disa pjesë të botës duket sikur po fiton dhuna, përndjekja dhe shkelja e lirisë fetare, bashkë me nënshtrimin e njerëzve përballë luftrave, të cilat po vazhdojnë. Kurrë le të mos i dorëzohemi luftës ! Po ashtu, të mos rrimë indiferentë përpara atyre që vuajnë nga lufta dhe nga dhuna. Ndaj, zgjodha si temë për Ditën Botërore të paqes të ardhsme, fjalinë: «Mposhte indiferencën dhe fitoje paqen ».
Dhunë është kur të ngrësh mure dhe pengesa për të bllokuar atë që kërkon një vend paqësor. Gjithashtu, dhunë është kur të zmbrapsësh atë që largohet nga kushtet çnjerëzore, duke shpresuar në një të ardhme më të mirë. Dhunë është kur të përjashtosh fëmijë dhe të moshuar nga shoqëria, si dhe nga vetë jeta ! Dhunë është kur ta zgjerosh hendekun mes atij që harxhon të tepërtën dhe atij që ka nevojë për gjërat më thelbësore !
Në këtë botën tonë, besimi te Hyji na bën të besojmë dhe të themi më zë të lartë që paqja është e mundshme. Si besimtarë që jemi, jemi të shtyrë ta kuptojmë përsëri këtë thirrje universale në dobi të paqes, e cila ndodhet në zemrën e traditave tona të ndryshme fetare, dhe njerëzve të kohës sonë t’ua ripërtëritim me guxim. Këtu e theksoj edhe një herë atë që thashë në Tiranë, kur u fola liderve fetarë : « Besimi autentik është burim paqeje dhe jo dhune! Askush nuk mund ta përdorë emrin e Hyjit, për të ushtruar dhunë! Të vrasësh në emër të Hyjit, është një sakrilegj i madh! Të diskriminosh në emër të Hyjit, nuk është njerëzore” (Fjalimi i mbajtur gjatë Takimit ndërfetar).
Të dashur miq, të thuash se paqja është gjithmonë e mundshme, nuk është ndonjë fjalë e lehtë, por kjo fjalë shpreh besimin tonë që asgjë nuk është e pamundshme për Hyjin. Me siguri që kërkohet një angazhim personal, por edhe një angazhim i komuniteteve tona për punën e madhe në dobi të paqes. Daltë nga toka shqiptare, tokë e martirëve, një profeci e re paqeje ! Bashkohem të gjithë ju sepse, në shumëllojshmëri të traditave fetare, le të vazhdojmë të përjetojmë pasionin e përbashkët për rritjen e bashkëjetesës paqësore me të gjithë popujt e botës.


Nga Vatikani, më 29 gusht 2015
Ditë përkujtimore e martirizimit të Shën Gjon Pagëzorit
 

#peaceispossible
PROGRAMME

LIVE STREAMING



RELATED NEWS
November 26 2015

Paqja është gjithëmonë e mundshme - #peaceispossible


Foto, video, dokumente dhe materiale për takimin ndërkombëtarë të zhvilluar në 6-7-8 shtator në Tiranë
all related news

NEWS IN HIGHLIGHT
December 26 2017

Look at the world map enlightened by the Christmas lunches

IT | EN | ES | DE | FR | PT | CA | NL
December 25 2017

Merry Christmas from the Community of Sant'Egidio!


The joy of Christmas is the joy of a visit, the one we receive, because Jesus comes into the world, and the one each of us can give, because the visit is a joy and a light that remains. WATCH THE VIDEO
IT | EN | ES | DE | FR | PT | CA | NL | RU
December 13 2017 | BLANTYRE, MALAWI

The new church in the House of Friendship of the Community of Sant’Egidio in Blantyre has been inaugurated.


The first prayer was presided by Mgr. Vincenzo Paglia, who met the Community in his visit to Africa
IT | EN | ES | DE | FR | PT | NL | PL | HU

RELATED PRESS REVIEW
September 30 2016
Vida Nueva
Marco Impagliazzo: “Los líderes musulmanes deben denunciar con más valentía el terrorismo”
September 21 2016
La Vanguardia
El papa Francisco pide que ante la guerra no haya "división entre las religiones"
September 19 2016
CATALUNYARELIGIO.CAT
Francesc se suma al compromís de les religions per la pau a Assís
September 19 2016
Vida Nueva
Líderes religiosos de todo el mundo conmemoran el 30º aniversario del ‘Espíritu de Asís’
September 19 2016
Alto Adige
ad Assisi l'Onu delle Religioni per la Pace
all press-related